Arrestohet hajni i mijëra eurove

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person, nën dyshimin se ka kryer vepren penale “Vjedhje e rëndë”.
Më 13.03.2022, në rrugën “Vëllezërit Kastrati” në Pejë, persona të panjohur kishin hyrë në një shtëpi dhe sipas pronarit, kanë vjedhur para në vlerë prej 15 mijë euro, ari në vlerë prej 5 mijë euro, dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
“Pas një pune intensive nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, sot me datë 23.03.2022, me urdhër të Gjykatës kompetente është bërë bastisja e shtëpisë së personit të dyshuar, është arrestuar i dyshuari: R. S. lindur me 1992”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit, të dyshuari i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh./21Media

Back to top button