Biden thotë se pandemia e Covid-19 ka përfunduar në SHBA

Presidenti amerikan, Joe Biden e ka shpallur “përfunduar” pandeminë në SHBA, edhe pse numri i amerikanëve që kanë vdekur nga Covid vazhdon të rritet.
Biden tha se ndërsa “ne kemi ende një problem”, situata po përmirësohet me shpejtësi.
Statistikat tregojnë se mbi 400 amerikanë mesatarisht vdesin nga virusi çdo ditë, transmeton rtv21.tv.
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha javën e kaluar se fundi i pandemisë është “në horizont”.
Në një intervistë me “60 Minutes” në CBS, Biden tha se SHBA është ende duke bërë “shumë punë” për të kontrolluar virusin.
“Nëse e vëreni, askush nuk mban maska”, tha ai.
Deri më sot, më shumë se një milion amerikanë kanë vdekur nga pandemia.
Më shumë se 6.5 milionë njerëz kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë në mbarë botën. SHBA-ja ka pasur numrin më të lartë të vdekjeve, e ndjekur nga India dhe Brazili./21Media

Back to top button