Arkivoli i Mbretëreshës arrin në vendin ku do të varroset

Në Pallatin Uindsor është mbajtur ceremonia përmbyllëse e varrimit të Mbretëreshës britanike, Elizabeta II.
Udhëheqësi i ceremonisë, David Conner, u ka thënë mysafirëve se janë mbledhur për “t’ia dorëzuar Zotit, shpirtin e shërbëtores së saj, Mbretëreshës Elizabeta”.
“Në kohën e ndryshimeve kaq të shpejta, në këtë botë me probleme, qetësia e saj dhe prezenca dinjitoze, na ka dhënë besim për t’u përballur me të ardhmen, ashtu siç është përballur ajo, me kurajë dhe shpresë”.
Kjo ceremoni është përmbyllur me këngë kishtare.
Në të kanë marrë pjesë rreth 800 persona.
Anëtarët e familjes mbretërore, përfshirë mbretin Charles III, janë larguar më pas nga faltorja e Shën Xhorxhit, që gjendet brenda Kështjellës.
Megjithatë, ata do të kthehen sërish aty në orën 19:30, sipas kohës lokale, pasi atëherë Mbretëresha do të varroset afër burrit të saj të ndjerë.

Back to top button