Biden: Trump nuk duhet të ketë qasje në informacionet e inteligjencës

 

Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë që paraardhësi i tij Donald Trump nuk duhet të ketë akses në informacionet e inteligjencës për shkak të “sjelljes së tij të çrregullt”.

SHBA ka një traditë për të lejuar ish-presidentët të informohen për çështjet e sigurisë së vendit si një mirësjellje e dhënë nga aktuali në detyrë, transmetin rtv21.tv.

Por kur u pyet nga CBS News nëse Trump do të merrte të njëjtën mirësjellje, Presidenti Biden tha “unë mendoj se jo”.

Ai përmendi “sjelljen e çrregullt” të Trump si arsyen e tij për refuzimin.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë nevojë që ai të ketë informacione të inteligjencës”, tha Biden në intervistën e tij të parë që kur u bë president.

Ai nuk pranoi të tregonte se cilat do të ishin frika e tij nëse Trump do të lejohej të shihte raporte të klasifikuara, por ai sugjeroi që ish-presidenti nuk mund të besohej për të mbajtur informacione konfidenciale për vete./21Media

Back to top button