Kaloni te përmbajtja kryesore

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se nga sot (27 korrik) ka nisur procesi i aplikimit për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e klasave 1 deri në 9.

Sipas njoftimit, prindërit dhe kujdestarët mund të aplikojnë përmes platformës eKosova, ndërsa afati për dorëzimin e aplikimeve do të zgjasë deri më 9 gusht 2026.

Skema e subvencionimit mbulon blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët, ndërsa mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit ose aplikuesit.

Ministria u ka bërë thirrje aplikuesve që, para se të plotësojnë kërkesën, të verifikojnë se xhirollogaria e tyre bankare është aktive dhe e saktë, si dhe që të dhënat personale në platformën eKosova janë të përditësuara.

Po ashtu, është bërë e ditur se të drejtë aplikimi kanë edhe shtetasit e huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, për fëmijët e tyre që ndjekin mësimin në institucionet arsimore të vendit.

“Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, Ministria do t’ia dorëzojë Agjencisë për Shoqërinë e Informacionit, listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Linku për aplikim

1.        https://rks-gov.net/469   –  APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)

2.        https://rks-gov.net/471   –  APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button