Biden u informua për shpërthimin në aeroportin e Kabulit
Detajet e shpërthimit në aeroportin e Kabulit mbeten të paqarta. Janë raportuar disa të shtëna me armë në terren.
Shpërthimi ka ndodhur në hyrjen e portës Abbey, ku trupat britanike janë vendosur në ditët e fundit. Ishte një nga tre portat që ishin mbyllur pas paralajmërimeve për një kërcënim terrorist.
Një zyrtar amerikan i tha agjencisë së lajmeve Reuters se shpërthimi u shkaktua nga një kamikaz vetëvrasës.
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Presidenti Biden është informuar për zhvillimet./21Media