Biden u kërkon kompanive amerikane të rrisin prodhimin e naftës

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden tha se ndalimi i importeve të naftës ruse ishte “gjëja e duhur për t’u bërë”, por do të “kishte një kosto”.

Biden u shpreh se kompanitë amerikane të naftës po regjistrojnë fitime në rritje dhe kanë një zgjedhje: ndërmjet përdorimit të tyre duke prodhuar më shumë naftë, duke u dhënë njerëzve amerikanë një pushim, ose “ata mund të shfrytëzojnë situatën”, shkruan BBC.

Biden tha se ai po shpall një politikë “përdor ose humb”, ku kompanitë do të përballen me tarifa nëse nuk rinisin prodhimin./21Media

Back to top button