Biden urdhëron që flamujt të ulen në gjysmë shtizë

Presidenti amerikan, Joe Biden ka urdhëruar që flamujt në Shtëpinë e Bardhë dhe të gjitha ndërtesat federale të valojnë në gjysmë shtizë për të nderuar viktimat nga të shtënat në shkollë të së hënës në Nashville, Tennessee.

Urdhri do të jetë në fuqi deri të premten, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Të paktën tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë private të krishterë në Neshville në shtetin Tenesi të SHBA-së.

Ngjarja ndodhi të hënën në mëngjes me kohën lokale, ku më pas e dyshuara, një vajzë adoleshente, u qëllua me vdekje nga Policia.

Don Aaron, zëdhënës i Departamentit të Policisë Metropolitane Neshville, u tha gazetarëve se e dyshuara kishte të paktën dy pushkë gjysmë-automatike dhe një pistoletë.

“Ne nuk e dimë identitetin e saj në këtë moment”, tha ai.

Vdekja e tre nxënësve u konstatua pasi arritën në Spitalin e Fëmijëve Monroe Carell. Kështu tha John Hoëser, zëdhënës i spitalit.

Gjithashtu, edhe tre anëtarë të stafit të shkollës u vranë.

Shkolla Covenant në Neshville u themelua në vitin 2001 dhe ka rreth 200 nxënës, sipas faqes së internetit të shkollës./21Media

Back to top button