Biden uron Ramazanin duke cituar një ajet të Kuranit
Presidenti amerikan Joe Biden iua ka uruar muajin e Ramazanit myslimaneve në SHBA dhe në mbarë botën.
“Gruaja ime Jill dhe unë ua shprehim urimet tona më të mira komuniteteve myslimane në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën me rastin e Ramazanit”, tha Biden në një deklaratë me shkrim.
Në urimin e tij Biden ndër tjerash thotë se është një periudhë meditimi dhe shërimi shpirtëror për të gjithë muslimanët, Biden tha:
“Akti i iftarit të këtij viti do të jetë një kujtim edhe më i fortë i bukurive të shëndetit, familjes dhe shoqërisë. Zemrat tona do të rrahin së bashku me ata që kanë humbur të dashurit dhe kanë karrige bosh në tavolinat e tyre”.
Ai përmendi edhe pandeminë ku tha se SHBA vazhdon të shërojë pas COVID-19 dhe, duke cituar një ajet të Kuranit: “Kushdo që ka bërë një grimë mirësi do të shpërblehet”./21Media