Biden uron Truss: Mezi pres të thellojmë marrëdhëniet e veçanta midis vendeve tona

Presidenti amerikan, Joe Biden përgëzoi kryeministren e re britanike Liz Truss për inaugurimin e saj dhe tha se Uashingtoni dhe Londra do të vazhdojnë të bashkëpunojnë për çështjet globale, përfshirë pushtimin rus të Ukrainës.
“Mezi pres të thellojmë marrëdhëniet e veçanta midis vendeve tona dhe të punojmë ngushtë së bashku për sfidat globale, duke përfshirë mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, ndërsa ajo mbrohet nga agresioni rus”, shkroi Biden në Twitter.


Shtëpia e Bardhë njoftoi se Biden do të bisedojë me Truss me telefon më vonë sot.
Mbretëresha Elizabeth II emëroi sot Liz Truss si kryeministre të re britanike./21Media

Back to top button