Turisti gjobitet me 450 euro se hëngri akullore në shkallët e shatërvanit në Romë

Një turist amerikan është gjobitur me 450 euro pse ka ngrënë një akullore në shkallët e një shatërvani. Ai u dënua për thyerjen e njërit prej rregullave të “dekoritetit urban” të Romës.
55-vjeçari, i cili kishte edhe një birrë në dorë, u qortua nga policia në orët e para të së shtunës në Fontana dei Catecumeni, në një shesh të vogël piktoresk në lagjen Monti.
I ndërtuar nga Battista Rusconi në 1589, shatërvani është një vend popullor për njerëzit që të mblidhen gjatë natës, por ai u mbyll të premten për të mos lejuar që dikush të ulet në shkallët. Shiriti raportohet se ishte hequr, duke bërë që turisti të mos e dinte se po shkelte rregullin, transmeton rtv21.tv.
Burri tha se nuk e dinte se po shkelte një ndalim për të ngrënë, pirë dhe ulur në shatërvanët e Romës, pjesë e një sërë rregullash të futura nga kryebashkiaku i atëhershëm Virginia Raggi në vitin 2017, ndërsa ajo u përpoq të rivendoste dekorin në kryeqytetin italian.
Burri nuk e dinte se po shkelte rregullin sipas së cilit nuk lejohet të pihet, hahet dhe të ulet në shatërvanët e Romës. Kufizimet madje hoqën zakonin romak të varjes së rrobave për t’u tharë midis ndërtesave fqinje./21Media

Back to top button