Biden zotohet t’i japë fund “sezonit të errët” të Trumpit
I nominuari i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden tha se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump “e ka mbuluar Amerikën në errësirë për një kohë të gjatë”.
Ish nënkryetari i SHBA-ve tha që rivali i tij ka lëshuar “shumë zemërim, shumë frikë dhe ndarje”, transmeton rtv21.tv.
Biden, 77 vjeç, kryeson në fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme me një epërsi të qartë në sondazhet në krahasim me Trump, 74 vjeç.
Por me 75 ditë deri në zgjedhje, presidenti republikan ka mjaft kohë për të ngushtuar hendekun./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?