Bie borë në Austri e Zvicër

 

Një pjesë e Austrisë dhe Zvicrës u befasuan nga reshjet e hershme të borës.

Agjencia meteorologjike zvicerane tha se qyteti i Montana, në kantonin jugor të Valais, u mbulua me gati 25 centimetra reshje dëbore – një rekord i ri për këtë kohë të vitit, transmeton rtv21.tv.

Ndryshimi erdhi pas një rënie të shpejtë të temperaturave dhe reshjeve të mëdha.

Autoritetet kanë dalur nëpër rajone malore të të dy kombeve alpine për të pastruar rrugët që ishin bllokuar nga bora dhe akulli.

Në fund të tetorit zakonisht paralajmërohen reshjet e para të borës dhe shenjat e hershme të dimrit në Alpe kur temperaturat mesatare në luginë bien nën 10 gradë Celsius./21Media

Back to top button