Fundjavën pa TVSH, qytetarët mund të blejnë produkte dhe pajisje IT deri në 30.000 denarë

 

 

Në fundjavën e paralajmëruar pa TVSH e cila do të realizohet më 10, 11 dhe 12 tetor, qytetarët do të mund të blejnë produkte vendore dhe shërbime më së shumti deri në 30 mijë denarë, si dhe kompjuterë dhe pajisje IT.

Këtë e bëri të ditur kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, sot në konferencën për media duke e prezantuar këtë si masa e 31-të e pakos së katërt të cilën e miratoi Qeveria në mbledhje.

Kjo masë parasheh që të përfshijë më shumë se 350 mijë qytetarë, ndërsa unë shpresoj edhe deri në 500.000. Shfrytëzuesit e aplikacionit TVSH-ja Ime, të cilët gjatë fundjavës 10, 11 dhe 12 tetor, mund të blejnë produkte dhe shërbime vendore dhe kompjuterë dhe pajisje tjetër TI deri më së shumti 30.000 denarë për individ dhe në afat prej vetëm disa ditë prapa do ta marrin gjithë TVSH prej 100 për qind”, deklaroi Zaev.

Me këtë masë, siç theksoi, projektohet që të bëhet qarkullim i përgjithshëm prej mbi 170 milionë euro, ndërsa projeksionet arrijnë edhe deri më 250 milionë euro, para të cilat do të jenë injeksion për ekonominë, ndërsa  qytetarëve do t’iu kthehen rreth 17 milionë euro, ndërsa me projeksion edhe deri në 25 milionë euro nga kthimi i TVSH-së.

Ai iu bëri thirrje subjekteve juridike të cilët nuk e kanë përfunduar detyrimin që ta përfundojnë detyrimin për diferencim në arkat fiskale të produkteve dhe shërbimeve vendore na ato të huaja./TV21

Back to top button