Kaloni te përmbajtja kryesore

Bie Facebooku, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë

Platforma sociale Facebook është duke u përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, duke lënë shumë përdorues pa qasje në llogaritë e tyre.

Versioni për kompjuter i rrjetit social në pronësi të Metas rezulton i padisponueshëm për një numër përdoruesish, të cilëve u shfaqet mesazhi:

“Llogaria përkohësisht e padisponueshme. Llogaria juaj aktualisht nuk është e disponueshme për shkak të një problemi në sistem. Presim që kjo të zgjidhet së shpejti. Ju lutemi provoni përsëri pas disa minutash.”

Ndërkohë, platforma DownDetector, e cila monitoron ndërprerjet e shërbimeve online, ka regjistruar një rritje të menjëhershme të raportimeve dhe kërkimeve për “Facebook down” pak para orës 09:00.

Deri më tani, kompania Meta nuk ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur me shkakun e ndërprerjes apo kohën e rikthimit të plotë të shërbimit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button