Bie fluksi i veturave në Merdarë pas pritjeve mbi 5 orë për të dalë nga Kosova

(Lajm i përditësuar)
Pritje deri në një orë për të dalë nga Kosova te Dheu i Bardhë
Pritje të gjata pati këtë të shtunë në pikat kufitar të vendit. Më i ngarkuari ishte pikëkalimi në Merdarë, ku pritjet për të dalë nga Kosova shkuan në mbi 5 orë.
Për këtë arsye Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar sot ka apeluar qytetarët që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare, ku pritjet janë dukshëm më të vogla.
Sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga Qendra për Menaxhim Kufitar fluksi i veturave është zvogëluar në pikën kufitare në Merdarë. Qytetarët po presin deri në 10 minuta për të dalë nga Kosova nga kjo pikë kufitare.
Pritje më të gjata aktualisht ka në pikën kufitare në Dheu i Bardhë, qytetarët aty po presin deri në 1 orë.
Ndërsa në pikat tjera kufitare nuk ka pritje të gjata. /21Media

Fluks i madh në Merdarë, qytetarëve u bëhet thirrje të përdorin pikat tjera kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në pikëkalimin kufitar në Merdarl ka fluks jashtëzakonisht të madh të qytetarëve.
Për këtë arsye, udhëtarët janë inkurajuar që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare, ku pritjet janë dukshëm më të vogla.
Autoritetet apelojnë që qytetarët të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë parasysh situatën aktuale në kufi.
Kolona 5-orëshe në Merdarë
Deri në 5 orë e gjysmë po presin mërgimtarët në kufirin me Serbinë në Merdar, në rrugën për largim nga Kosova pas përfundimit të pushimeve të verës.
Sipas uebfaqes së Ministrisë së Punëve të Brendshme, kolona është gati tri kilometra.
Për të dalë nga Kosova nga kjo pikë kufitare pritjet janë deri në 5 orë e gjysmë. E kolona ka edhe në Mutivodë ku qytetarët po presin deri dy orë për të dalë nga Kosova.
Ndërkaq në pikat tjera ka më pak kolonë.

Kolona të gjata në pikat kufitare, pritjet arrijnë deri në 5 orë në Merdarë
Kolonat e gjata vazhdojnë për orë të tëra në disa pika kufitare të Kosovës.
Pika më e ngarkuar është Merdara, ku pritjet për dalje nga Kosova arrijnë deri në 5 orë e 20 minuta.
Pika tjetër me pritje të gjata është Mutivoda, ku kohëzgjatja për dalje varion nga 80 deri në 90 minuta, ose rreth një orë e gjysmë.
Sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet në Dheun e Bardhë shkojnë deri në 1 orë, ndërsa në Jarinje janë deri në 10 minuta.
Pritjet në pikat e tjera kufitare janë më të shkurtëra, deri në 5 deri 10 minuta, si për hyrje ashtu edhe për dalje.
