Bie Instagrami, ankohen përdoruesit

Qindra përdorues të Instagramit nuk kanë qasje për momentin në këtë rrjet.
Në orët e hershme të mëngjesit, filloi të ketë problem në kyqje, pastaj në shpërndarjen e fotografive e më pas rifreskimin e faqes dhe dërgimin e mesazheve.
Në Twitter filloi përdorimi i hashtagut #instagramdown.
“Kur e sheh që nuk është faji te interneti, por te Instagrami” tha një përdorues i Twitter.
“I kërkoj falje internetit tim që e fajësova pse nuk po më punon Instagrami”, tha një tjetër.
Jo rrallë herë ndodhë që Instagrami të ketë probleme të tilla, por në të zakonshmen nuk zgjat shumë./21Media

Back to top button