COVID: 1.234 pacientë në spitalet e Kosovës

Gjashtëdhjetë e nëntë pacientë me Covid-19 janë në gjendje të rëndë në spitalet e Kosovës, kështu bëri të ditur Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK).
Në klinikat në QKUK dhe spitalet e përgjithshme të Kosovës janë duke u trajtuar 1234 pacientë. Nga 1234 pacientët e shtrirë, 1116 janë të konfirmuar si pozitivë me COVID-19, ndërsa 936 prej tyre janë me oksigjenoterapi.
Në kuadër të klinikave COVID në QKUK po trajtohen 435 pacientë, prej tyre të konfirmuar me COVID-19 janë 430 pacientë, ndërsa 294 janë me oksigjenoterapi.
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 799 pacientë, 682 prej tyre të konfirmuar pozitivë me COVID-19 e 642 me oksigjenoterapi.
“Në Spitalin e Pejës po trajtohen 210 pacientë, të Prizrenit 165, në spitalin e Gjilanit 138 pacientë, të Gjakovës 125, në të Ferizajt 76 pacientë, të Mitrovicës 52 pacientë e të Vushtrrisë 33 pacientë”, bëhet e ditur në raportin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
Në total numri i rasteve aktive me covid-19 në Kosovë është 27.404./21Media 

Back to top button