Bie nga kati i tretë i banesës, 25 vjeçari vdes rrugës për në spital

Një 25 vjeçar është rrëzuar nga kati i tretë i banesës së tij ku si pasojë ka humbur jetën.
Ngjarja është shënuar sot rreth orës 12:15, në fshatin Thumanë të Krujës, shkruan oranews.
”Dyshohet se ka rënë nga kati i 3-të i banesës së tij shtetasi K. Ç., 25 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë gjatë transportimit të tij për në spital”, informoi sot policia e Durrësit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Back to top button