Bie një dron në Mitrovicë, Agjencia e Shërbimit të Navigacionit Ajror flet për RTV21

Sot pasdite një dron ra në oborrin e një banori të lagjes Bair të Mitrovicës.
Driton Ujkani nga Agjencia e Shërbimit të Navigacionit Ajror për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar se kishte leje për qarkullim të dronit në zonën ku ka rënë sot një dron. Mirëpo, ai ka thënë se nuk kanë informata zyrtare nëse ka pasë ndonjë incident me dronë në Mitrovicë.
“Ju njoftoj se ne nuk kemi informata zyrtare nëse ka pas ndonjë incident me drone në Mitrovicë, mirëpo mund të konfirmoj se ka pas njoftim për operim me drone në atë zonë dhe operimi është zhvilluar në bazë të procedurave të paracaktuara dhe normave ligjore në fuqi!”, ka thënë Ujkani për rtv21.tv.
Portali rtv21.tv ka tentuar të marrë konfirmim nga Policia e Kosovës, por të njëjtit nuk janë përgjigjur./21Media

Back to top button