Bie qeveria Mustafa – Kosova shkon në zgjedhje

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës. Deputetët me vota 78 për, 34 kundër dhe 3 abstenim kanë vendosur që “kjo Qeveri të bie. Ata në seancën e sotme, pas një debati të gjatë kanë mbështetur mocionin e opozitës për mosbesimin e Qeverisë. Mocioni nuk do të kalonte po mos të kishte votat e deputetëve të PDK-së. Seanca në shumicën e kohës kaloi me akuza në mes deputetëve të koalicionit PDK-LDK. Ky mocion ka nisur nga Nisma për Kosovës, dhe është nënshkruar nga opozita, disa deputet të komuniteteve jo shumicë dhe disa deputetë të PDK-së./21Media

 

 

 

Back to top button