Bien investimet e huaja në Kosovë  

Përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë në Kosovë thonë se investimet e huaja kanë shënuar rënie prej vitesh dhe kjo për mungesë të një vizioi për t’i tërhequr ato. Zana Beqiri nga ky institucion thotë se në krahasim me vendet e rajonit, Kosova nuk ofron kushte dhe të favorshme për tërheqjen e investitorëve të huaj.

“Bazuar ne raportet e vitit te kaluar ne shofim qe ka nje renie ne investimet e huaja direkte nga viti ne vit por posaçërisht edhe vitin e kalum po presim sa te vije edhe raporti zyrtar te kemi edhe info prej agjencinit te statisikave qe ta konfirmojme si vlere finale”, deklaroi Beqiri.

Lobi Shqiptar Euroatlantik ndërkohë thotë se Kosova ka potenciale të mjaftueshme për investime të huaja, por Skënderbeg Klaiqi, kryetar i Lobit ka nënvizuar se asnjë qeveri nuk ka krijuar kushte për tërheqjen e tyre.

“Ka shumë faktorë që mund të ndikojnë në mungesën e investimeve kapitale në Kosovë. Disa prej tyre janë mungesa e stabilitetit politik dhe institucional. Kosova është një shtet i ri  dhe ende po përpiqet të ndërtojë institucione të forta dhe të qëndrueshme. Mungesa e stabilitetit politik dhe institucional mund të shkaktojë mosbesim në ekonominë  e vendit dhe të ndikojë në rrugën e investimeve. Si faktor tjetër është mungesa e infrastrukturës së nevojshme. Kosova ka nevojë për investime të mëdha në infrastrukturë.  Ka interesim për investime në sektorin e energjisë, ujit, mineraleve dhe xeheve”, tha Klaiqi.

Florim Useini nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore, thotë po ashtu se ka një interesim të madh për investime direkte në Kosovë edhe nga të huaja, por edhe nga diaspora shqiptare  në Zvicër.

“Mendoj që diaspora ka është goxha shumë në përgjithësi e interesuar, si nga bashkëatdhetarët tanë këtu por edhe nga të huajt, konkretisht. Kanë një interes të madh për investime në vendlilndje, kutphet që duehen të informohen më konkretisht për rrjedhat, nevojat dhe shërbimet. Interesi nuk mungon aspak. Zvicranët qe jetojnë këtu janë të interesduar që të investojnë më shumë në fushën e ndërtimatrisë në Prishtinë, konkretisht në ndërtimin e lagjeve dhe janë në bisedime që në fundin e majit të ken kontratat.dhe kemi dy zviran që janë në procedurë për investim në fushën e energjisë”, deklaroi Florim Useini, Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore.

Ndërkohë, njohës të çështjeve ekonomike thonë se  investimet e huaja dhe të disaporës duhet të orientohen kah fusha e bizneseve. Mustaf Kadrijaj, vlerëson se  investimet duhet të orientohen te investimet kapitale por për këtë duhet krijuar kushte të favorshme.

“Besoj që duhet të bëhet një ndarje e investimeve direkte te huaja po ashtu edhe diaspore. Te pjesa e investimeve të huaja  vleresoj se ata e kane interesin te pjesa e tatimeve te pjesa e infrastruktures ligjore qe ata e shohin në këtë drejtim. Po ashtu ata e shohin nje shtet sa eshte stabil nga ana politik.  Te pjesa politike vleresoj qe bisedimet duhet te kryhen sa me shpejt qe eshte e mundur dhe te krijohet nje atmosfere te investitoret e jashtem qe Kosova nuk eshte ende nje pike e zezë në Evropë. Në këtë pikë vlersojë se investitoret e huaj e shohin edhe kete pjese jashtezakonisht shume. Ndërsa kur flasim për diasporen, ajo në momentin që ka leverdi në pjesën e taksave tatimeve, vleresoj që ka pas gatishmeri edhe te pjesa qe te investojne po ashtu”, tha Mustaf Kadrijaj, Profesor i Ekonomisë.

Përndryshe, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, investimet e huaja në Kosovë në vitin 2022, kanë arritur vlerën mbi 750 milionë euro, nga mbi 420 milionë euro sa kanë qenë në vitin 2021./21Media

Back to top button