Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti shpreh ngushëllime për tragjedinë në Beograd

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për tragjedinë në Begorad.
Ai po ashtu iu ka uruar shërim të lënduarve.

”Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për viktimat e të shtënave në shkollë në Beograd dhe për familjet e tyre. Gjithashtu u uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike“, ka shkruar Kurti në Twitter, të enjten.

Të mërkurën jë adoleshent 14-vjeçar vrau në shkollë 8 nxënës dhe rojën e sigurisë, si dhe ka plagosur disa të tjerë.

Për rastin në fjalë ngushëllime ka shprehur edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button