Bilalli: Deklarimi i Abdixhikut nuk tregon se është para dorëzimit,

Analisti politik Lutfi Bilalli ka komentuar deklaratat e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke vlerësuar se ato nuk nënkuptojnë dorëzim, por reflektojnë një pozitë të pafavorshme politike për udhëheqjen e procesit të formimit të institucioneve.
Në ”Click” të RTV21, Bilalli tha se deklarata e Abdixhikut për ndërprerjen e diskutimeve rreth formimit të institucioneve tregon se ”në emër të LDK-së, ai ka dashur t’i udhëheqë bisedimet dhe ta arrijë atë koalicion”.
“Deklarimi i Abdixhikut nuk tregon se është para dorëzimit, por se gjendet në një pozitë jo të mirë për ta udhëhequr vendin. Sidomos deklarata e tij se i ndërpresim diskutimet për formimin e institucioneve tregon se, në emër të LDK-së, ai ka dashur t’i udhëheqë bisedimet dhe ta arrijë atë koalicion”, tha Bilalli.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?