Bilbao e ndal me barazim Barcelonën

Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në ballafaqim me Athletic Bilbaon në xhiron e dytë të La Ligas.
Përkundër se në pjesën e parë u zhvillua një lojë mjaft e shpejtë nga të dy skuadrat, asnjëra preh tyre nuk e gjeti rrugën e golit.
Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 50’ Athletic Bilbao kaloi në epërsi me golin e realizuar nga Inigi Martinez.
Në vazhdim Bsarcelona e kërkoi më shumë golin e barazimit dhe e gjeti atë përmes sulmuesit holandez Memphis Depay i cili realizoi një gol të bukur në minutën e 75 të ndeshjes.
Pas dy ndeshjeve, Barcelona ka katër pikë të mbledhura, kurse Bilbao i ka grumbulluar vetëm dy në po aq ndeshje.

Back to top button