Bildt: Situata në veri po shpërthen sërish, gjërat do të nxehen kur Kosova do të aplikojë për në BE

Për situatën e krijuar në veri të vendit, ka reaguar edhe ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt.
Bildt tha se situata mund të tensionohet edhe më shumë, pasi që Kosova këto ditë ka paralajmëruar se do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Kriza po shpërthen sërish në veri të Kosovës. Gjërat gjithashtu do të nxehen pasi Kosova synon të dorëzojë aplikacionin në Bashkimin Evropian në ditët në vijim”, ka shkruar ai në “Twitter”.
Tutje ai tha se duhet të respektohen marrëveshjet e arritura më parë.
“Por, përpara se ai aplikim të lëvizë kudo, ka marrëveshje që duhen respektuar dhe duhet të ndërmerren hapa të vështirë”, ka shkruar Bildt./21Media

Back to top button