Bileta falas për finalet e kupave të Europës, UEFA falenderon tifozët

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka vendosur të dhurojë bileta falas për tifozët e skuadrave që do të kualifikohen në finalet e Kupave të Europës së këtij viti.
Sipas tij, kjo po bëhet “për t’i falënderuar dhe për t’i shpërblyer për mbështetjen e tyre ndaj futbollit europian gjatë krizës për shkak të pandemisë Covid-19”.
Më konkretisht, UEFA ka specifikuar se 10.000 bileta do të shkojnë falas për tifozët e dy klubeve finaliste në Champions League (5.000 për secilin klub). 8.000 bileta të tjera do të shpërndahen për finalistët e Europa League (4.000 për secilin klub) dhe 6.000 mijë bileta do të shpërndahen për finalistët e Conference League (3.000 për secilin klub). 6.000 bileta të tjera do të shkojnë për finalen e Champions League për femrat (3.000 për secilin ekip)
Në total, pra, biletat për finalet e UEFA-s që konfederata evropiane do t’u japë tifozëve do të jenë 30.000./21Media 

Back to top button