Lëndohen 4 policë në aksionin e PSD-së

Katër zyrtarë policorë kenë pësuar lëndime gjatë protestës së Partisë Socialdemokrate (PSD) që ndodhi të hënën brenda objektit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) e të cilët po kërkonin të publikohet vendimi për shtrenjtimin e rrymës. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Në këtë raport edhe njëherë policia bënë të ditur se u arrestuar 13 persona.
“Janë arrestuar 13 të dyshuar, 11 meshkuj dhe 2 femra kosovarë pasi që të njëjtit kanë hyrë në objektin e ZRRE-së dhe kanë penguar punën e punonjësve. Gjatë arrestimit të dyshuarit kanë rezistuar me ç’rast katër zyrtar policor kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit pas intervistimit katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerëve u janë shqiptuar Fletëparaqitje për kundërvajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj bashkë me anëtarë të tjerë të këtij subjekti politik, për rreth katër orë qëndruan te zyrat e ZRrE-së e ku kërkuan që të të publikohet vendimi i ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës./21Media

Back to top button