Kaloni te përmbajtja kryesore

​Bill Gates tregon kohën kur do të mbyllet fondacioni i tij

Miliarderi Bill Gates ka njoftuar se do të dhurojë pothuajse të gjithë pasurinë e tij — rreth 200 miliardë dollarë — brenda 20 vjetësh dhe do ta mbyllë fondacionin më 31 dhjetor 2045.

Sipas CNN, ky vendim vjen ndërsa administrata e Donald Trump po ul fondet për programe të ndihmës publike që Fondacioni Gates mbështet, si shëndetësia dhe ndihma e jashtme.

Gates shpreson të përshpejtojë ndikimin në shëndetin global dhe barazinë, dhe të jetë shembull për filantropët e tjerë. Ai e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të njihet si njeri që “vdiq i pasur”, transmeton KosovaPress.

Fondacioni që nga themelimi më 2000, ka dhuruar mbi 100 miliardë dollarë dhe tani do të përqendrohet në parandalimin e vdekjeve të nënave dhe foshnjave, zhdukjen e sëmundjeve infektive dhe nxjerrjen nga varfëria të miliona njerëzve.

Gates beson se inteligjenca artificiale do të ndihmojë në përshpejtimin e progresit në këto fusha.

Pasuria e Gates, aktualisht 108 miliardë dollarë, pritet të bjerë me 99% deri në vitin 2045. Fondet do të vijnë nga pasuria e tij personale dhe fondi aktual i fondacionit prej 77 miliardë dollarësh.

Ish-bashkëshortja e tij, Melinda French Gates, është larguar nga fondacioni dhe nuk do ta dhurojë shumicën e pasurisë së saj përmes tij, tha ajo në vitin 2022.

Njoftimi vjen pak javë pasi Microsoft, kompania e themeluar nga Gates, shënoi 50-vjetorin.

“Ka ardhur koha që burimet që kam fituar përmes Microsoft-it t’i kthehen botës”, shkroi Gates.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button