Billie Eilish e Dave Grohl këndojnë “My Hero” për nder të Taylor Hawkins

Billie Eilish bashkë me këngëtarin e “Foo Fighters”, Dave Grohl kënduan këngën “My Hero”, për të nderuar veprën e bateristit, Taylor Hawkins.
Gjatë performancës në arenën Kia Forum, ajo ftoi Grohl-in në skenë. Grohl kujtoi Grammy-n e vitit 2022, ku Eilish performoi në skenë me një këmishë të Hawkins, pak javë pasi ai vdiq.
“Në fillim të këtij viti, të gjithë Foo Fighters dhe familjet tona u mblodhën në shtëpinë time për të parë Grammy-t, kur Billie doli për performancën e saj me bluzën e Taylor Hawkins, dhoma u mbush me lot të vërtetë dashurie dhe mirënjohje”, tha ai.
Dyshja, përpos “My hero”, performuan edhe “The Color and the Shape”.
Hawkins vdiq në mars në Bogota të Kolumbisë, disa ora para se “Foo Fighters” të performonin në një festival./21Media

Back to top button