Billie Eilish mysafire speciale në podcastin e Dua Lipës

Ylli amerikan i muzikës, Billie Eilish do të jetë mysafire speciale në podcastin e Dua Lipës. Tashmë është bërë e ditur se dy këngëtaret e famshme i kanë bashkuar forcat për ta incizuar një episod special për sezonin e tretë të podcastit “At Your Service”.

Gjatë një transmetimi live në programin e saj “Service95”, këngëtarja e prejardhje kosovare, Dua Lipa, e zbuloi se Billie Eilish do të jetë mysafirja e saj e radhës në podcastin të cilin e realizon me shumë dashuri.

Fansat janë shumë të lumtur për këtë dhe mezi presin ta dëgjojnë bashkëbisedimin mes dy këngëtareve të suksesshme.

Podcasti i Lipës u sjell dëgjuesve intervista të thella rreth karrierës së të ftuarve. Nga figurat politike e deri tek aktorët e hollywoodit, podcasti podcasti ofron një vështrim të gjerë në përvojat e fushave të ndryshme të punës.

Ende nuk është zbuluar data e saktë e fillimit të sezonit të tretë të podcastit “At Your Service”. Sezoni i parë u zhvillua gjatë periudhës shkurt-gusht 2022, kurse sezoni i dytë u mbajt nga shtatori deri në dhjetor të atij viti.

Por, derisa publiku po i pret episodet e reja, sidomos atë me Billie Eilishin, bashkëbisedimet e kaluara të Duas me të ftuarit e saj të famshëm janë po aq interesante dhe intriguese. Nga Elton Johni e deri tek Monica Lewinsky, këngëtarja ka arritur të shkëmbejë me ta histori të sinqerta mbi një mori përvojash jetësore.

Back to top button