Binak Podrimçaku ushtari më i mirë në Kroaci

Në Garat Ushtarake Ndërkombëtare për sivjet Kosova zuri vendin e parë

Në Garën Ushtarake Ndërkombëtare, që u zhvillua në Knin të Kroacisë, nga data 18-19 maj 2017, pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, tetari Binak Podrimçaku u shpallë ushtari më i mirë i garës.
FSK-në në Garën Ushtarake Ndërkombëtare e përfaqësuan dy pjesëtarë, tetarët: Binak Podrimçaku dhe Liridon Selimi.

“Gara ushtarake e zhvilluar në Kroaci është njëra ndër garat më të forta në botë, e ku morën pjesë mbi 150 pjesëmarrës nga vendet e NATO-s dhe vendet partnere për zgjedhjen e ushtarit më të mirë ndërkombëtar”, thuhet në një njoftim e FSK-së.

Garuesit në ditën e parë u testuan në gjuajtje me armë të ndryshme, dhe në ditën kryesore; marshuan 35 kilometra me ngarkesë 15.2 kg dhe ekzekutuan 12 detyra ushtarake.

Në renditjen e përgjithshme të Garës Ushtarake Ndërkombëtare për vitin 2017, Kosova zuri vendin e parë, vendin e dytë e zuri Austria, ndërsa vendin e tretë Shqipëria./21Media

Back to top button