“Fitore e madhe” për Julian Assange

Suedia hedh poshtë urdhër-arrestin ndaj Assange

Suedia do t’i ndërpres hetimet mbi akuzat për dhunim, të ngritura nga themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange.

Prokurorja Marianne Ny tha se urdhër arresti ndaj Assange është revokuar pasi që ka qenë e pamundur që atij ti dërgohet njoftimi zyrtar për krimet e dyshuara ndaj tij.

Në një konferencë për gazetarë Ny tha se duke qëndruar në ambasadën ekuadoriane në Londër, Assange ka shmangur ushtrimin e Urdhër Arrestit Evropian, që do të kishte përfunduar me ekstradimin e tij në Suedi, shkruan rtv21.tv

Sipas saj,  rasti do të mund të rifillonte nëse Assange do të vizitonte Suedinë para gushtit të 2020-ës.

Avokati i Assange , Per Samuelson tha se vendimi i prokurorisë suedeze përbënë një fitore të madhe për klientin e tij. Pala paditëse natyrisht është tronditur nga vendimi, me avokatin e saj që ka thënë se do të paraqes ankesë.

Assange i cili në vazhdimësi ka mohuar çdo keq bërje, strehohet në ambasadën ekuadoriane në Londër që nga viti 2012, me qëllim që ti  shmanget urdhër arrestit suedez. Pavarësisht njoftimit të sotëm nga autoritetet suedeze, ai duket se do të vazhdoj të qëndroj në ambasadën në Londër.

Pas lajmit për hedhjen poshtë të urdhër arrestit ndaj tij, Assange, tani 45 vjeçar, ka postuar në faqen e tij në Twitter një foto të vjetër të tij ku shihet duke buzëqeshur, mirëpo nuk ka bërë asnjë koment.

Australiani druan se mund të përfundoj i ekstraduar dhe i dënuar me vdekje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas zbulimit të sekreteve të qeverisë së SHBA-së faqes së tij WikiLeaks./21Media

Back to top button