Biseda me O’Brien, Joseph: Koha që presidentja Osmani të vizitojë Shtëpinë e Bardhë

Profesori i Universitetit, Johns Hopkins në SHBA, Edward Joseph ka komentuar bisedën e fundit në mes të presidentes, Vjosa Osmani me Ndihmës Sekretarit amerikan, James O’Brien.

Joseph ka vlerësuar se pas kësaj bisede është momenti që presidentja Osmani të bëjë vizitë në Shtëpinë e Bardhë.

“Në bisedën e tyre, O’Brien dhe Osmani dërguan secili një sinjal të fortë për rreshtimin SHBA-Kosovë në çështjet kyçe. Në një moment të rëndësishëm të marrëdhënies së tyre, është koha të vendoset në tryezë një vizitë në Zyrën Ovale për Presidenten Osmani”, ka shkruar Joseph në “X”.

Presidentja Osmani ka bërë të ditur se me zyrtarin e lartë amerikan kanë diskutuar për partneritetin me SHBA-në dhe hapat e mëtejmë të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit.

Ndërkaq, Ndihmës Sekretari amerikan, James O’Brein ka thënë se me presidenten Osmani kanë biseduar edhe për përmbushjen e zotimeve që dalin nga dialogu me Serbinë.

Back to top button