Bislimi: Nesër do të hyjë fuqi rregullorja e BQK-së

(Lajm i përditësuar)

Zëvendëskryeministri  Besnik Bislimi, tha në një konferencë për media njoftoi se që nga nesër (1 Shkurt) do të hyjë në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore e Kosovës, shkruan portali rtv21.tv

BQK e ka miratuar një rregullore për operacionet për paratë e gatshme, e cila thotë se monedha e vetme që lejohet për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme në Kosovë është euro.

Zëvendëskryeministri  deklaroi se rregullorja “as nuk e ndalon, as nuk e lejon e as nuk merret me dinarin serb”.

“Qëllimi final i rregullores është mbrojtja e konsumatorit dhe sistemit të pagesave në Republikën e Kosovës. Objekt i rregullores nuk ka qenë e as nuk është ndalimi i qarkullimit të ndonjë monedhe specifike në vend, sepse kjo temë është e rregulluar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”,  tha Bislimi.

“Më lejoni të përsëris se Rregullorja e BQK- së as e ndal as e lejon e as që merret me dinarin serb. Kjo  me që dinari serb nuk ka qenë as i lejuar më herët në mënyrë që rregullorja ta ndalojë atë. Megjithatë ka një sërë brengash që ndërlidhen me ndikimin që zbatimi i rregullores mund të ketë tek ata qytetarë që kanë pranuar transefere nga Republika e Serbsë përmes strukturave ilegale qqë kanë operuar dhe vazhdojnë të operojnë  jashtligjshëm në treg si dhe ndikimin që mund të ketë kjo rregullore për ato biznese që për  vite me radhë kanë kryer transaksione me dinarë që për vite me radhë nuk kanë mundur të regjistrohen në sistemin e llogarive kombëtare. “, tha Bislimi.


Bisilmi thërret konferencë për media

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, do të mbajë konferencë për media.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Qeverisë, konferenca do të mbahet në ora 15:00 në ndërtesën e Qeverisë./21Media

Back to top button