Qeveria njofton për temat që u diskutan me Lajçakun

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, njoftoi për tematikat që diskutuan me emisarin Miroslav Lajçak të martën.
Ai tha se tema e parë që u diskutua ishte në lidhje me domosdoshmërinë e formalizmit të marrëveshjes bashkë me aneksin zbatues.
“Ka deklarata nga Serbia se ata zbatojnë çdo marrëveshje që nënshkruajnë, kjo deklaratë fton për nënshkrim , me këtë deklaratë zoti Vuçiq thotë se nëse doni që unë ta zbatoj marrëveshjen bazike më detyroni ta nënshkruaj të njëjtën , krahas këtyre deklaratave ka letra që zonja Bërnabiq ka dërguar në PE ku thekson se ata nuk e kanë këtë marrëveshje, nuk duan ta zbatojnë nuk e njohin integritetin territorial të Kosovës dhe që nuk pranojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare” , tha Bislimi.
Tema e dytë sipas Bislimi ishte domosdoshmëria për largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës.
“Ne kemi prezantuar argumentet tona se vendosja e këtyre masave dëmton vendin, se është e palogjikshme dhe vendos jobalancë edhe në dialog dhe pengon rrugëtimin evropian të Kosovës, ka dakordim që është e pakuptimtë që Kosovës i janë vënë masa pse ka dërguar katër zyrtarë në zyret e tyre, ndërkaq Serbisë nuk i janë vendosur masa edhe pas aktit terrorist të datës 24 shtator në Banjska”, tha Bislimi, përcjell portali rtv21.tv
Si temë e tretë ai tha se janë diskutuar problemet e pazgjidhura nga udhërrëfyesi i zbatimit të energjisë.
“Në fund të muajit janar janë shpërndarë mbi 20 mijë fatura tek përdoruesit e enerjgisë në veri, por ende janë disa çështje që presin për t’u zgjidhur…Tema epar që është e rëndësishme për Kosovën është lëshimi në funksion i lindjave të interkoneskionit mes Kosovës dhe Serbisë , tema e dytë e cila është po aq e rëndësishme ka të bëjë me vendosjes e matësve digjital të konsumatorët në veri, ka pasur një gatishmëri të BE-së që të financojë projektin e vendosjes së tyre , por ka pasur paqartësi se në ç’masë një projekt i tillë mund të ndikohet nga masat e vendosura ndaj Kosovës nga zoti Laçak kemi marrë sqarimin se ky projekt nuk mund të futet në listën e masave të BE-së, rrjedhimisht mund të eci tutje, dhe problemi tjetër që kemi diskutuar janë borxhet e akumuluara të KOSTT-it si rezultat devijimeve për konsumin e energjisë pas tetorit të vitit 2022 për të cilin në presim që BE do të gjejë një zgjidhje për financimin e tyre”, njoftoi Bislimi.
Ai më tej tregoi se tema e katër që kanë diskutuar me Lajçakun ishte rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës për shfrytëzimit të suficitit nga katër komunat në veri të Kosovës për shlyerjen e një pjesë të akumuluar të borxhit të KOSTT-it.
“Ia kemi shpjeguar Zotit Lajçak se mjetet e fondit të mirëbesimit në veri pasi të kalojnë në buxhetin komunal dhe aprovohen nga fondi pushojnë të jenë mjete të fondit të mirëbesimit dhe trajtohen si të hyra të buxhetit të RKS-së.”, tha Bislimi.
Derisa pika e pesë që kanë diskutuar sipas Bislimit ishte zbatimi i marrëveshjes për targat.
“Ne kemi gjitha konvertimin e të gjitha veturave me targa KM në ato zyrtare dhe legale në RKS, kemi njohje e targave reciprokisht me Serbinë, por kjo pastaj shton nevojën që bë veri të ketë autoshkolla ku mund të merren patentë shoferët, të ketë qendra për kontrollimin e veturave etj, edhe konvertimin e patentë shoferëve që janë marrë në Serbi dhe për këto jemi duke u munduar që të gjejmë zgjidhje, dhe për këtë jemi duke u munduar që të gjejmë zgjidhje që të rritet ofrimi i shërbimit të noterisë në katër komunat në veri.”, u shpreh Bislimi.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njoftoi se pika e gjashtë që diskutuan me Lajçakun ishte “ për brengat që janë ngritur nga aprovimi i rregullorës së BQK-së.
Derisa pika e shtatë që është folur në takim me Lajçakun sipas Bislimit ishte për zgjedhjet e parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës.
“Ka brenga nga Komisioni Evorpian që tani pas grumbullimit të nënshkrimeve të peticionit, mund të ekzistojnë paqartësi se si ecën procesi i zgjedhjeve, kush duhet të caktojë datën për… shkarkimin e kryetarëve, a është kjo kompetencë ëe Presidencës apo e KQZ-së”.
Ai tha se pika e tetë që u disktua ishte për porblemet që ndërlidhen me propozimin e Komisoonin Evropian për pasaportat ilegale të lëshuara nga Ministria ePunëve të Brendshme të Serbisë.
“Kemi treguar qëndrimin tonë se një propozim i tillë minon Pavarësinë e Republikës së Kosovës, minon integritetin territorial të Kosovës, minon dialogun për normalizim dhe minon përpjekjet tona për integrim të qytetarëve të komunitetit serb në institucionet e Kosovës , dhe po ashtu krijon probleme të mëdha të sigurisë dhe zbatimit të marrëveshjeve për riatdhesim që kemi nënshkruar me vendet e BE-së para liberalizmit të vizave”
Së fundi ai tha që kanë diskutuar për shkeljet që bën operatori i telefonisë mobile MTS./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?