Bislimi akuzon Serbinë për shkelje të marrëveshjeve, kurse BE-në për “mbyllje të syve”

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar lidhur me kidnapimin e tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Kosovës  nga forcat serbe.

Bislimi e ka akuzuar Serbinë për shkelje të vazhdueshme të marrëveshjeve me Kosovën.

Po ashtu, ai ka kritikuar edhe për Bashkimin Evropian, që sipas tij, po i mbyllin sytë karshi shkeljeve të Serbisë.

“Vrazhdësia me të cilën Serbia po shkel marrëveshjet, është e krahasueshme me vullnetin e Brukselit për t’i mbyllur sytë karshi këtyre shkeljeve”, ka shkruar Bislimi në Facebook, teksa ka shpërndarë reagimin e kryeministrit Albin Kurti./21Media

Back to top button