Bislimi: Aplikimi në KE është në koordinim me partnerët e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi i cili po e drejton mbledhjen e qeverisë në mungesë Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ka thënë se ky i fundit po zhvillon takime shumë të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kryeministri Kurti po zhvillon takime shumë të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me zyrtarë shtetëror, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave”, u shpreh Bislimi.
Në mbledhjen e qeverisë, ai gjithashtu ka folur për aplikimi e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Kosova ka bërë një hap të rëndësishëm përpara me dorëzimin e aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Pas anëtarësimit, qytetarët e Kosovës do të kenë edhe një instancë evropiane për të adresuar çështjet e tyre”, ka thënë ai.
Bislimi ka thënë se dorëzimi i aplikimit ka qenë hapi i parë në një momentumi shumë pozitiv të koordinuar me partnerë dhe miqë të Kosovës.
“Besojmë fuqishëm që të gjitha vendet anëtarë të Këshillit të Evropës që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës i gëzohen avancimit të vendit tonë dhe do ta mbështesin këtë rrugëtim”, ka thënë ai.

Back to top button