Bislimi: BE-ja të jetë forcë shtytëse edhe për Ballkanin Perëndimor

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të jetë forcë shtytëse për Ballkanin Perëndimor, duke kërkuar që vendet evropiane të jenë unike si në rastin e Ukrainës.

Bislimi ka thënë se sigurimi i financave prej 50 miliardë euro për Ukrainën nga BE-ja është një hap i madh drejt integrimit.

“Vendimi i sotëm #EUCO tregon rëndësinë e unitetit dhe bashkimit. Të njëjtat parime morale që duhet të jenë një forcë lëvizëse edhe për BB. Në këtë kuptim, sigurimi i financave për Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor është një hap i madh drejt integrimit”, ka shkruar Bislimi në “Fcebook”.

BE tha se kjo marrëveshje mbyll një financim të qëndrueshëm, afatgjatë dhe të parashikueshëm për Ukrainën./21Media

Back to top button