Bislimi deklarohet pasi iu pamundësua vizita në Serbi

Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i është ndaluar vizita në Serbi nga Policia e këtij shteti “për shkaqe sigurie” pak para se të arrinte në Beograd.
Bislimi tashmë ka arritur në Merdar, në një konferencë për media tha se ka qenë e paraparë që ai në Beograd jetë pjesë e dy ngjarjeve të rëndësishme.
Ai tutje shtoi se ka pasur edhe disa takime tjera e disa intervista në televizionet e Serbisë.
“Sot dhe nesër është paraparë të isha pjesë e dy ngjarjeve në Beograd, dhe kemi pasur të parapara disa takime të tjera intervista për media në Beograd. Për këtë ne kemi paraqitur kërkesë para organeve qysh javën e kaluar dhe ka qenë e aprovuar dhe sot gjithçka ka qenë në rregull derisa na u tha se siguria ka qenë e cenuar që për ne është një sinjal që Serbia nuk është e gatshme drejt normalizimit”, ka thënë ai në konferencën për media../21Media 

Back to top button