Bizneset e vogla druajnë se do të detyrohen t’i mbyllin bizneset

Çmimet e produkteve themelore ka kohë që po prekin qytetarët e Kosovës. Por Qeveria e Kosovës me 63 vota pro, asnjë kundër dhe anjë abstenim miratoi sot Projektligjin për çmimet tavan.
Njohës të ekonomisë vlerësojnë se një hap i tillë do të duhet të merrej edhe më herët. Ndërsa bizneset e vogla pas miratimit të këtij projektligji janë në hallë se nuk do të kenë asnjë fitim.

Në peshore patjetër që duhet të fitojnë qytetarët, vlerëson Qeveria pasi që miratoi projektligjin për Masat e Përkohshme për Produktet Themelore. Mbi këtë parim Qeveria e Kosovës vendosi çmimet tavan për disa produkte bazike për ta lehtësuar përballjen me inflacionin.  Por, ndryshe flasin pronarët e bizneseve të vogla. Ankohen se po dëmtohen drejtpërdrejt nga ky projektligj.
Në lidhje me çmimet tavan për produktet themelore flet njohësi i ekonomisë, Jakup Bellaqa, i cili konsideron se kontrolli i shtetit ndaj çmimeve shkon në favor të ekonomis së vendit.
Afaristi, Rafet Rexhaj, duan se ligji mbi çmimet tavan do ta detyrojë të mbyll biznesin e tij.
Njohësit e ekonomisë ndërkaq  thonë se bizneset e vola po i dëmton konkurenca.
Pushteti është optimist se ky plan do të dalë mirë, duke vlerësuar se deri tash rezultoi me sukses caktimi i tavanit të çmimit të derivateve./21Media 

Back to top button