Bislimi e informoi ambasadorin e Turqisë në Kosovë mbi procesin e dialogut

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Në komunikatë thuhet se në këtë takim u bisedua për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale dhe rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona. “Nga fusha e shëndetësisë e deri te thellimi i marrëdhënieve ekonomike e mundësitë për projekte të përbashkëta”.

Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ambasadorin edhe mbi procesin e dialogut dhe takimin e fundit të mbajtur në Bruksel ditën e hënë.​/21Media

Back to top button