Bislimi: Ka gjasë që ka paqartësi brenda vendeve të BE-së për largimin e masave ndaj Kosovës

(Lajm i përditësuar)


Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane, ka thënë se Kosova e mirëpret planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Sipas Bislimit, përderisa Rusia kërkon të zgjerohet drejt BE-së përmes luftërave, BE-ja duhet të zgjerohet përmes dialogut drejt integrimit, teksa shtoi se Kosova e mirëpret qasjen kushtëzuese në fondet e BE-së me pranimin e vlerave të BE-së.

“Plani i rritjes është një shans për integrim dhe bashkëpunim më të ngushtë rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst është shumë e rëndësishme që BE-ja t’i tërheq sa më shpejt masat represive ndaj Kosovës, meqë Kosova ka përmbushur kërkesat bazë që kanë dalë para vendosjes së masave dhe kemi një situatë të qetë dhe përmes heqjes së masave, i gjithë fokusi kthehet në avancimin e integrimit evropian të Kosovës”, tha Bislimi duke raportuar në Komisionin parlamentar për integrime evropiane.

Bislimi tha se Kosova i ka përmbushur obligimet e saj për heqjen e masave të BE-së, por sipas tij, ka gjasë që ka paqartësi brenda vendeve anëtare të Bashkimit Evropian se secili është mekanizmi për largimin e masave ndaj Kosovës.


Bislimi sot raporton në Komisionin për Integrime Evropiane

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi do të raportojë sot në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane.

Mbledhja e Komisionit ku do të raportojë Bislimi është paraparë të nisë nga ora 10:00./21Media

Back to top button