Bislimi: Kosova, vend i sigurt për tërheqjen e investimeve strategjike

“Vendi ynë ka potencial të madh zhvillimor, me moshë mesatare të re të popullsisë, cilësi të lartë të demokracisë dhe Qeveri të fokusuar në punësim dhe drejtësi. Kosova ofron një mjedis të përshtatshëm për mundësitë e investimit dhe po avancon përmes një agjende ambicioze drejt integrimit evropian.”, kështu ka bërë të ditur sot zëvendëskryeministri Bisnik Bislimi.
Ai gjatë kësaj jave ka marrë pjesë në “Investment Management Exhibition” të organizuar në Frankfurt, ku ka zhvilluar takime me investitorë të ndryshëm, me të cilët, ka treguar se ka folur mbi atë se çfarë Kosova i ofron investitorëve ekzistues dhe potencial.
Sipas Bilimit, performanca dhe imazhi pozitiv i Kosovës, reflektohet dhe në përmirësimin në pozicione, ndër më të lartat ndonjëherë, në renditjet botërore.
“Ndër hapat e rëndësishëm të ndërmarrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, është dhe formalizimi i ekonomisë, që ka sjellë rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme. Gjithashtu, agjenda ambicioze legjislative dhe ndërmarrja e reformave në fushat e politikës industriale, në statusin strategjik të investitorit, krijimin e Gjykatës Komerciale, reformimit të legjislacionit për Zonat Ekonomike dhe poashtu mbi inovacionin, e bëjnë Kosovën një vend të sigurt për tërheqjen e investimeve strategjike.”, ka shkruar Bislimi në Facebook./21Media

Back to top button