​Bislimi: Liberalizimi i vizave është një arritje në integrimin evropian të Kosovës

Përfaqësuesit e Parlamentit dhe Këshillit Evropian kanë arritur marrëveshje për liberalizimin e vizave për Kosovën. Krahas kësaj, zëvëndëskryeministri Bislimi ka falenderuar Presidencën Çeke për përkushtimin si dhe grupin parlamentar të social-demokratëve për mirëpritjen e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE.
Zëvëndëskryeministri Besnik Bislimi ka cilësuar liberalizimin e vizave si një arritje e Kosovës drejt integrimit evropian.
Bislimi ka thënë se një datë si e sotmja paraqet një ditë të rëndësishme për Kosovën duke qenë se në të njëjtën ditë, u nënshkrua edhe aplikimi për anëtarësim në BE.

“Dakordimi, i cili do të kalojë në hapat e mëtejshëm procedurial para hyrjes në fuqi, do t’u mundësojë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të udhëtojnë drejt BE-së pa viza, më së largu me 1 janar 2024, për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh brenda çdo periudhe 180 ditore. Liberalizimi i vizave është një arritje në integrimin evropian të Kosovës. Kjo është një ditë e rëndësishme evropiane për vendin tonë, pas edhe nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në BE”, ka shkruar Bislimi në Facebook./21Media
Back to top button