Bislimi mburret me raportin e BERZH-it për Kosovën

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi sot ka publikuar një grafikë, ku sipas tij, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) e ka gjetur Kosovën si vendin me rritjen ekonomike më të lartë në rajon.

Sipas Bislimi kjo nuk është rastësi, por meritë e punës së Qeverisë Kurti.

“Së fundmi, BERZH e gjeti Kosovën si vendin me rritjen ekonomike më të lartë në rajon për vitin 2023. Ajo parashikon që ky trend të vazhdojë edhe në të ardhmen e afërt. Banka Botërore dhe FMN e kanë vlerësuar gjithashtu vendin tonë për rritjen ekonomike dhe trendin pozitiv”, ka shkruar Bislimi në Twitter.

Këto rezultate, siç ka thënë Bislimi, nuk janë të rastësishme, teksa si synim e kanë eliminimin e pabarazive.

“Trajektorja në të cilën e kemi drejtuar vendin është ajo e duhura, ku do të shohim përfitimet në vitet në vijim. Qëllimi ynë është që kjo rritje të jetë e qëndrueshme. Të zvogëlohen pabarazitë dhe të ketë shpërndarje të barabartë për të gjithë qytetarët”, ka shkruar ai në Twitter./21Media

Back to top button