Kurti bisedon me Cholletin për situatën në veri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë pati një telefonatë me Këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Siç bëhet e ditur nga njoftimi i Zyrës së Kryeministrit, bisedën e filluan me vizitën e e në Kosovë të Administratores së USAID, Samantha Poëer, e cila bashkë me Kryeministrin Kurti dhe ministren Rizvanolli shpallën ankandin e parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100 MW.

“Në lidhje me këtë, këshilltari Chollet tha se ajo ishte ndarë me përshtypjet më të mira dhe e falënderoi kryeministrin për pritjen. Kryeministri u shpreh i nderuar dhe mirënjohës për vizitën e administratores Poëer dhe për mbështetjen e vazhdueshme të USAID-it dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën. ;, thuhet në njoftim.

Bëhëet e ditur se ata biseduan edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,” me theks te zbatimi i plotë dhe i pakushtëzuar i Marrëveshjes Bazike, dhe për takimin e së hënës në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve. Folën edhe për situatën në katër komunat në veri të Kosovës pas zgjedhjeve të 23 prillit dhe për finalizimin e procesit zgjedhor me rastin e mbajtjes së seancave konstitutive dhe betimit të kryetarëve të zgjedhur. “ , thuhet në njoftim./21Media

 

 

 

Back to top button