Kaloni te përmbajtja kryesore

Bislimi mori pjesë në tryezën e diskutimit rreth Raportit për Vendin për vitin 2023

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në tryezën e organizuar nga Instituti EPIK, ku u diskutua mbi Raportin për Vendin për vitin 2023.

Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri Bislimi u shpreh falënderues për mundësinë që të diskutojnë hapur, në mënyrë objektive por edhe kritike për Raportin për Vendin për këtë vit.

Ai tha se ky raport ka vlerësim pozitiv në shumë nga fushat që kanë të bëjnë me ekonominë, tregun e lirë, përafrimin me standardet e BE-së e të ngjashme.

“Integrimi i përshpejtuar ekonomik dhe konvergjenca në të ardhura me BE-në dhe brenda Ballkanit Perëndimor, përkon në plotni me përkushtimin e Qeverisë dhe progresin e arritur në kriteret ekonomike gjatë kësaj periudhe”, tha ai, duke përmendur të gjitha fushat në të cilat ka patur progres gjatë kësaj periudhe qeverisëse.

Në fund të fjalës së tij, duke falënderuar pjesëmarrësit për bashkëbisedimin, zëvendëskryeministri Bislimi tha se: ”Pakoja e zgjerimit e publikuar javën e kaluar, e kthen një shpresë se zgjerimi i BE-së është përsëri në fokus të vëmendjes pas një dekade heshtje e stagnimi. Ne mbështesim fuqishëm “Planin e Rritjes” për Ballkanin Perëndimor, meqë e shohim si hap të duhur në drejtimin e duhur. BE-ja duhet të reformohet dhe të zgjerohet. Po ashtu besoj fuqishëm se përfitimet nga Tregu Unik i BE-së duhet të lidhen edhe me reformat ekonomike por edhe me avancimin e demokracisë’.

Në këtë tryezë të pranishëm ishin edhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ambasadori gjerman në Republikën e Kosovës, Jörn Rohde, deputetë e përfaqësues të tjerë institucionalë, si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button