Bislimi nesër raporton për dialogun në Komisionin për Punë të Jashtme

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës dhe kryenegociatori i vendit në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, nesër (e enjte) do të raportojë para deputetëve në Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Në mbledhjen që pritet të fillojë në orën 09:00, temë diskutimi do të jetë procesi i dialogut me Serbinë.

Back to top button