Bislimi: Një marrëveshje në parim lidhur me targat

BE-ja e as pala serbe ende nuk janë prononcuar për bisedimet e sotme në Bruksel
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, pas takimeve të sotme që pati me përfaqësues të BE-së dhe SHBA-ve, në deklaraten e tij të shkurtër për opinion ka thënë se është arritur një marrëveshje në parim mes palëve për situatën sa i përket targave. Bislimi tha se është arritur një draft final dhe po pritet vetëm miratimi nga pala serbe.
Deri në këto çaste BE-ja nuk ka kumtuar ndonjë detaj për takimet e sotme në Bruksel e as për marrëveshjen në parim.
As pala serbe deri në këto çaste nuk është prononcuar për bisedimet e sotme, as nuk kanë bërë publik qëndrimin e tyre për marrëveshjen në parim për targat e automjeteve. /21Media

Back to top button